Vuçiç njofton largimin nga posti brenda pak muajsh: Kam nisur të paketoj librat në Presidencë

spot_img
Advertisements


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka deklaruar se planifikon të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit brenda tre ose katër muajve të ardhshëm, duke lënë të kuptohet se largimi mund të ndodhë edhe më herët.

Gjatë një interviste në Radio Beograd, Vuçiç u shpreh se tashmë ka filluar përgatitjet për largimin e tij nga Presidenca.

Kam në plan të jap dorëheqjen, do t’ju informoj, nuk do të jetë surprizë për askënd. Kam filluar të paketoj librat në Presidencë. Kam shumë libra dhe po mendoj se ku t’i vendos. Iu luta miqve të mi, do t’i dhuroj 1,200 libra që kam marrë gjatë mandatit tim.

Presidenti serb tha se dorëheqja e tij nuk do të jetë surprizë për askënd dhe lidhet me zhvillimet e ardhshme politike në vend, përfshirë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në muajt në vijim. Sipas tij, zgjedhjet mund të zhvillohen brenda tre ose katër muajve.

Vuçiç zbuloi gjithashtu se po shqyrton mundësinë e kandidimit për postin e kryeministrit pas largimit nga presidenca, ndërsa tha se kampi qeverisës po mendon edhe për kandidatin e ardhshëm presidencial.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh politike në Serbi, ku prej muajsh opozita dhe lëvizjet studentore kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe reforma politike. Megjithatë, deri tani nuk është bërë e ditur një datë konkrete për dorëheqjen e presidentit serb.

spot_img

Latest articles

Related articles