Dosja Balluku, SPAK i sekuestron telefonin gazetarit sportiv

spot_img
Advertisements

SPAK i sekuestron telefonin analistit dhe gazetarit sportiv Fatmir Mëneri, gjykata e posaçme refuzon t’ia kthejë pasi vlerëson se hetimet janë ende në vijim. Mediat kanë mësuae se në seancën e djeshme është rrëzuar kërkesa penale e z. Mëneri për kthimin e sendit të sekuestruar, i cili është një telefon celular.

Për të kërkuar prova në kuadër të procedimit penal numër 136, që lidhet me atë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, BKH dhe SPAK kanë sekuestruar edhe telefonin e gazetarit. Ende nuk dihet se cila është lidhja e tij me këtë procedim, ndërsa SPAK ka dërguar për të dytën herë një fletëthirrje edhe ndaj futbollistit Igli Tare dhe është në pritje të ardhjes së tij nga Italia për ta pyetur.

spot_img

Latest articles

Related articles