Administrata Tatimore ka paralajmëruar vijimin e masave shtrënguese ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori si dhe ata që kanë krijuar detyrime të reja tatimore pas datës 31 dhjetor 2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.
Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e specializuara të Tatimeve kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në likuidimin e plotë të detyrimeve.
Një prej rasteve më të fundit është ai i një tatimpaguesi në Tiranë, me detyrime tatimore të papaguara në vlerën e 6.4 milionë eurove.
Në kuadër të procedurave të mbledhjes me forcë, autoritetet kanë sekuestruar 8 automjete luksoze në pronësi të tij, mes të cilave marka të njohura si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.
Administrata Tatimore thekson se do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave ndaj çdo subjekti që shmang pagesën e detyrimeve tatimore



