Ambasadori Wendt: Do mbështes SPAK kundër krimit, Porto Romano kyç për SHBA

spot_img
Advertisements

Eric Wendt, i nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, raportoi këtë të mërkurë në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, ku prezantoi prioritetet e tij nëse konfirmohet në detyrë.

Gjatë fjalës së tij, Wendt theksoi eksperiencën e gjatë ushtarake dhe diplomatike në shërbim të Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar se ka drejtuar operacione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe Afganistan.

Ai vlerësoi bashkëpunimin me trupat shqiptare në kuadër të NATO-s, duke i cilësuar ato si forca me “shpirt luftarak”.

Sipas tij, shqiptarët janë një popull krenar, punëtor dhe mikpritës.

“U kam shërbyer SHBA-ve si një ushtarak në detyrë. Në Departamentin e Shtetit kam drejtuar një koalicion si koordinues për Izraelin dhe Palestinën. Në atë pozicion kam operuar çdo ditë në ambasadën amerikane në Jerusalem duke raportuar direkte te sekretari i Shtetit. Ndërkohë që kam lënë uniformën dhe kam dalë në pension. Kam vazhduar në shkollën e marinës, në Kaliforni. Si komandat për operacionet speciale të NATO-s, trupat shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe kam punuar me ta në terren. Në Afganistan kam qenë zëvendëskomandant dhe komandant rajonal, ku kanë qenë të përfshirë trupat speciale shqiptare. Trupat shqiptare kanë shpirtin luftarak. Edhe populli shqiptar është shumë krenare, njerëz punëtorë dhe shumë mikpritës.”

Wendt deklaroi se prioritet kryesor do të jetë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe forcimi i interesave të SHBA-ve në Shqipëri. Ai paralajmëroi një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikimit të lidhur me kartelet e Amerikës Latine.

Diplomati amerikan tha se synon të rrisë bashkëpunimin për sigurinë mes dy vendeve, përfshirë edhe fushën kibernetike.

“Nëse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Nëse konfirmohem në atë post do të ketë katër linja veprimi, në rrugën tonë përpara për të zhvilluar më tej rrugën e Ambasadës në këtë vend dhe gjëja e parë është që do të kërkoj mënyra për t’i bërë amerikanët më të sigurt dhe duke mbështetur Shqipërinë, që të vazhdojnë rrugën e tyre kundër korrupsionit, krimin që lidhet me trafikimin e kartelet e Amerikës Latine. Do të ndihmojmë që ta bëjmë Shqipërinë dhe Amerikën më të sigurt.”

Një tjetër objektiv i tij do të jetë mbështetja e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes deri në 5% deri në vitin 2035. Wendt u ndal edhe te zhvillimi ekonomik, duke përmendur sektorët e energjisë, minierave dhe investimeve amerikane në Shqipëri.

Ai theksoi se investitorët amerikanë duhet të përballen me më pak pengesa ligjore në Shqipëri. Në përfundim, Wendt deklaroi se fokusi i mandatit të tij do të mbetet siguria dhe mirëqenia e qytetarëve të të dy vendeve.

“Do të ketë përfitime edhe siguria në Shqipëri. Do të punoj me gjithë shpirt që të bëhet progresi i Shqipërisë, drejt samitit të NATO-s. Do të rris shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% në 2035. Do të rritet siguria kibernetike në të dyja vendet. E treta, do të fiksohemi në bërjen e Amerikës më të zhvilluar. Në këtë rast do të përfitojë edhe Shqipëria në energji, në miniera dhe në sektorë të ndryshëm ekonominë. Investitorët amerikanë duhet që të kenë më pak çështje ligjore dhe e katërta do të përqendrohemi në çështjet kryesore, që është siguria dhe njerëzit.”

Më tej ai shtoi se Porto Romano do të jetë në funksion edhe të përfitimeve të NATO-s. Teksa mbështeti edhe punën e SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Porto Romano është një nga pikat kyçe, që do të jetë një vend i sigurt. Që do të jetë një pjesë ushtarake në përfitime të NATO-s dhe të forcave amerikane. Nëse do të shkoj në terren, besoj shumë! Do të sigurohem që të përmbush synimet e NATO-s. Unë besoj që SPAK ka qenë shumë efektive dhe mezi pres që të kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndodh. Do të mbështes SPAK në luftën kundër krimit.”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarizoi më 14 prill nominimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë.

Eric P. Wendt është një emër i njohur në Uashington. Ai është një Gjeneral lejtnant në pension me një karrierë 34-vjeçare në Ushtrinë Amerikane, kryesisht si pjesë e forcave speciale “Green Berets”. Përvoja e tij është tejet specifike dhe e lidhur me sigurinë. Wendt ka shërbyer si Komandant i Shtabit të Forcave Speciale të NATO-s (2019–2021).

Ka qenë Koordinator i Sigurisë i SHBA-ve për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez. Ka përvojë akademike si profesor në Shkollën Pasuniversitare Detare (Naval Postgraduate School

spot_img

Latest articles

Related articles