Humb jetën në aksident babai i ministres lehonë Adea Pirdeni

spot_img
Advertisements

Babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Policia ka njoftuar se shtetasi me inicialet S. M., 31 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte babai i ministres, Luan Pirdeni, 87 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, profesor Pirdeni ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i motomjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pak ditë më parë ministrja Pirderi ka lindur një djalë.

spot_img

Latest articles

Related articles