Ilir Meta, gjatë replikave që ka shkëmbyer me prokurorët në sallën e gjyqit, është shprehur se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e Monika Kryemadhit, pasi është i divorcuar nga ajo.
Ai u referua shpenzimeve që kishte bërë Monika Kryemadhi, me kartat e Adrian Shatkut.
Meta tha se vetë nuk ka bërë asnjë shpenzim, madje edhe orën e ka blerë 20 vite më parë.
“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori.
Unë kam statusin i divorcuar.
Unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën, pa dijeninë time.
Përgjegjësia ime është individuale.
Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh.
Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”, tha Meta.



