Endri Meksi: Pas tritolit, gjeta Gps përgjimi poshtë makinës! Kam frikë

spot_img
Advertisements

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka deklaruar se përballë kërcënimeve dhe shantazheve ndaj tij, gjatë kësaj jave ka parë më shumë reagim nga policia sesa nga prokuroria, ku nuk lëvizje.

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi situata është shoqëruar me shumë dezinformim dhe përplasje interesi, kryesisht të lidhura me çështjen e basteve dhe lojërave të fatit në Shqipëri.

Meksi u shpreh se episodi i “Audi”-t të bardhë të 9 marsit i është dukur banal dhe periferik, ndërsa ngjarjen e tritolit e konsideron më serioze, megjithëse fakti që lënda plasëse u vendos në një dyqan e bën edhe atë pjesë të një skenari të paqartë.

Ai tha se vendimi për t’u paraqitur në polici erdhi për të shmangur keqkuptimet dhe spekulimet që, sipas tij, po qarkullojnë prej javësh.

Te pjesa e kërcënimit me ‘Audi’-n e bardhë të 9 marsit, më është dukur shumë banale. Te pjesa e tritolit është diçka më serioze, por fakti që është vënë në dyqan, është më periferike. Arsyeja pse vajta në polici ishte për të shmangur keqkuptimet e vazhdueshme.

Ai shtoi se prej vitit 2018 merret me monitorimin e basteve dhe lojërave të fatit, duke mohuar kategorikisht se ka kompani bastesh apo lidhje direkte me këtë treg.

Sipas Meksit, përplasjet dhe sulmet ndaj tij lidhen me interesat që po lëvizin rreth mundësisë së rihapjes së basteve sportive në vend.

Kam të qartë interesat që janë mbas lidhur me mua, por nuk di kush e ka bërë. Më shumë është e lidhur me bastet sesa me AKSHI-n. Nuk kam kompani bastesh, por nga të gjithë thuhet se kam.

Mënyra si e shoh, është se e tëra është një ngatërresë e madhe dhe ka shumë dezinformim. Nuk kam monitoruar kënd dhe i kam bërë keq njeriu, të paktën të më çojnë një letër anonime. Pastaj të ma lënë mua fajin. Më sulmojnë se kam gjuhën e gjatë.

Më duket i kotë monitorimi me GPS, makina ime bie në sy është ngjyrë e verdhë që njihet në të gjithë Tiranën. Të them që nuk kam frikë gënjej. Por ky rrezik ka që nga 23 marsi.

spot_img

Latest articles

Related articles