Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë.
Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq. Shumë prej tyre patën komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.
Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë. Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët. Në lidhje me këtë rast institucionet kanë nisur hetimet.
Helmimi i dyshuar ushqimor i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë ka çuar në spitalizimin e tyre, ndërsa hetimet paraprake po fokusohen te ushqimi i konsumuar një ditë më parë dhe produktet e përdorura nga kompania “Sori-al” e Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës.



