Berisha i përgjigjet Meremes: Tallesh ti, si mund të mendosh që fiton me mua?

spot_img
Advertisements

Zgjedhjet për kreun e PD do të jenë me një kandidat të vetëm, Sali Berishën. Gjatë takimit sot me demokratët në Dibër, Berisha e argumentoi me faktin se garë ka, por kandidatët nuk përmbushin kriteret. Ai zgjodhi që të flasë vetëm për kandidaturën e mjekes Merema Sela, pasi sipas tij kandidaturat e tjera nuk ishin fare pjesë e PD.

Për Selën, tha se në garën që kishte pasur më parë në Durrës kishte marrë vetëm 43 vota, e sipas tij, futja e saj në garën për kreun e PD, do ta bënte këtë proces qesharak, ndërsa ajo pas përjashtimit nga gara ka paralajmëruar se me Berishën “do të shihen në gjykatë”.

“Po marrim rastin e Meremes, se ata të tjerët nuk janë në PD fare… Meremja është në PD, ka bërë një garë dhe ka marrë 43 vota, bravo i qoftë që bëri garë në qarkun e Durrësit. Për të kandiduar Meremja që të drejtojë ty dhe demokratët, duhet të ketë disa prova të tjera sepse bëhet gara qesharake dhe një garë e tillë nuk të nderon”, tha Berisha.

spot_img

Latest articles

Related articles