Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga në zonën e Manastirit të Zvërnecit në Vlorë, duke shkaktuar panik te të miturit që ndodheshin brenda, të cilët ishin nisur për një ekskursion.
Rreth orës 11:30, një autobus i cili transportonte nxënës që do të vizitonin manastirin, ka hasur vështirësi gjatë lëvizjes për shkak të ngushtësisë së rrugës.
Gjatë tentativës për t’u shkëmbyer me një mjet tjetër të tonazhit të rëndë, autobusi ka dalë pjesërisht nga karrexhata, duke nxjerrë jashtë rrugës të dyja gomat e krahut të djathtë dhe për pasojë ka mbetur i bllokuar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



