🔴Ferit Hoxha është një aparatçik partie që përshkak të rafinimit të artit të servilizmit ka mbijetuar në administratë duke grumbulluar lidhje e ndere me PS, PD dhe parti të tjera.
Shkelja në dërrasë të kalbet me deklaratën për “idiotët shqiptarë” ishte e pritshme por jo kaq shpejt. Në të gjitha detyrat e postet që ka pasur ka përfituar nga të tjerët duke ju marrë meritat dhe i ka paraqitur si të vetat. Në OKB e perfeksionoi teknikën e marrjes së meritave.
Intervista e tmerrshme në Turqi si influencer në efektin e substancave psikedelike e nxorri në sipërfaqe si një njeri tapë shishje që mbijeton mbi ujë, as zhytet e as mbytet.
Kryeministri Rama në panik për samitin e NATO-s në 2027 në Tiranë e bëri ministër të jashtëm duke besuar më shumë thashethemet se Elisa Spiropali do ti merrte skenën me Rubio e Trump për të fuqizuar më pas, si KM potenciale teknike.
Në foto: Opozita hedh baltë mbi punën e Ministrit.





