Pazari i Ramës me kufirin detar të hetohet urgjentisht nga SPAK si tradhti kombëtare!

spot_img
Advertisements

Nga Petrit Vasili/

Tashmë skenari i tradhtisë kombëtare të Edi Ramës me kufirin detar po shfaqet gjithmonë e më i plotë.

SPAK s’ka nga të lëvizë më dhe duhet të hapë e të kryeje një hetim shembullor, të thelluar dhe me përgjegjësinë më të lartë publike dhe ligjore për këtë situatë kaq të rëndë me përgjegjës të vetëm Edi Ramën.

Dje Gazeta e njohur Prototema citon burime të larta nga Ministria e Jashtme greke që thonë:

“Delimitimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë “nuk është më ndër prioritetet e menjëhershme të diplomacisë greke”, veçanërisht pas marrëveshjeve që janë arritur tashmë me vende të tjera në rajon, si Italia, por edhe zgjerimit të ujërave territoriale greke në Detin Jon”.

Edi Rama tha pardje ne Greqi se:

“Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë.

Ambicia jonë është që të përfundojë brenda këtij viti dhe që vjeshtën e ardhshme, ne të deklarojmë që kemi dakordësi për të gjitha çështjet”.

PARASHTRIM:

Gjithshka po zhvillohet në prapaskenë me kufirin detar dhe me logjikën e faktit të kryer po konsumohet qartazi një tradhti e madhe kombëtare me përmasa dramatike.

Çështja e kufirit detar është shembulli më dramatik se si një narkoqeverisje trajton problemet madhore me rendësi kombëtare.

Shumë veprime të Ramës janë bërë të njohura vetëm nga mediat greke, po ashtu si dikur në vitin 2022 u bë e njohur nga mediat greke deklarata tepër e rëndë e Ministrit të Jashtëm Dendias në atë kohë, ku sipas bisedës së tij me Ramën pritej vetëm largimi i Presidentit Meta i cili ishte pengesa kryesore për të çuar përpara zgjidhjen e çështjes se kufirit detar përmes Gjykatës së Hagës.

SPAK mjafton të kërkojë përgjigjen e Edi Ramës te pyetjeve të mëposhtme për të zbardhur përgjegjësinë e rëndë të Edi Ramës për kufirin detar:

  1. Cila është përmbajtja e Marrëveshjes politike të arritur në tetor 2020 dhe të deklaruar nga Ministri grek Dendias në tetor të vitit 2020, dhe përse nuk është bërë asnjëherë publike kjo Marrëveshje?
  2. Përse Marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas Ministrit të Jashtëm grek Dendias është mbyllur në tetor të vitit 2020, nuk u çua as tek Presidenti Meta dhe as në Kuvendin e Shqipërisë, si dy institucione Kushtetuese të detyrueshme e të pakapërcyeshme?
  3. Përse është vendosur për një zgjidhje, që e vendos Shqipërinë në dizavantazh të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?
  4. Përse janë kapërcyer të gjitha instancat kushtetuese dhe janë ndërmarrë veprime apo deklarata publike pohuese personale të njëanshme, të paautorizuara te Rames që nuk janë në tagrin e Qeverisë, Kryeministrit dhe që Kushtetuta i ndalon kategorikisht?
  5. Për çfarë arsye Edi Rama informoi në mënyrë të pavërtetë Qeverinë e Greqise sikur Presidentit Meta gjoja nuk i paskësh dhënë autorizimin e kërkuar prej tij, kur dihet zyrtarisht se Rama nuk kërkoi kurrë një autorizim të tillë sikurse konfirmohet në letrën zyrtare të Presidentit Meta drejtuar deputetëve të datës 21 korrik 2022?
  6. Përse Qeveria, pa asnjë akt zyrtar për plotfuqishmëri negociuese, me VKM. Nr. 221, datë 7.4.2021 ka alokoi rreth 1.5 milion dollarë për miratimin e kontratës me objekt konsulencë për hartimin e projektmarrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, për referimin e çështjes se kufizimit të zonave detare pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ?
  7. Cili është Grupi Negociator, që po punon për Marrëveshjen me të cilën do të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?
  8. Kush dhe kur e ka mandatuar këtë Grup Negociator për të bërë një Marrëveshje për kufijtë detare dhe për t’i ndarë ata në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,
  9. Përse u mbajt e fshehtë përbërja e Grupit Negociator dhe objekti i punës së tij?
  10. Grupi Negociator i ngritur që në 19 mars të vitit 2018 për të përgatitur Marrëveshjen me Greqinë dhe që kishte plotfuqinë e Presidentit sikundër Kushtetuta e kërkontd, u la ne heshtje cfare ndodhi me këtë Grup?
  11. Negociatat e filluara për kufizimin e zonave detare me Greqinë a përfunduan?
  12. Nëse negociatat për përcaktimin e kufirit detar u ndërprenë, cilat ishin arsyet parimore të pazgjidhshme, që kanë sollen ndërprerjen e tyre?
  13. A ka qenë për Qeverinë shqiptare Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëheqëse e qëndrimit në negociatat për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?
  14. Nëse Marrëveshja nuk u arrit, cilat ishin shkaqet themelore, që e penguan atë?
  15. Përse nuk është bëre publike se çfarë Marrëveshje ishte përgatitur dhe ishte planifikuar për firmosje me Qeverinë Greke të ish Kryeministrit Tsipras?
  16. Përse nuk u be kurrë as sot e kesaj dite as me Presidentin dhe as me Kuvendin transparenca e plotë të situatës, lidhur me negociatat e filluara që në mars vitin 2018 për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?
  17. A ka pasur pala greke gjatë negociatave temë të diskutimit zgjerimin e ujërave territoriale Greke (kufirit detar) nga 6 në 12 milje, dhe nëse po, cili ka qenë reagimi i grupit negociator i mbajtur gjatë zhvillimit të negociatave?
  18. Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje, a u mblodh grupi negociator shqiptar për të përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?
  19. Për se në deklarimet e Edi Rames është pranuar publikisht, zgjerimi i ujrave territorialë të Greqisë nga 6 në 12 milje, ndërkohë që dihet se të tilla deklarime dobësojnë pozitën dhe platformën negociatore të Shqipërisë në këtë proces duke favorizuar palën Greke dhe duke parapërgatitur rezultatin e tyre përfshi këtu dhe mënyrën e zgjidhjes së saj në Gjykatën Ndërkombëtare?
  20. Përse nuk u ngrit një grup i gjerë mbështetës me profesorë, historianë, juristë dhe njohës të së drejtës së detit, për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar përpara se sa të bënit deklarimet publike dhe pranoni zgjerimin e ujërave territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje?
  21. Përse Qeveria shqiptare dhe Rama nuk veproi zyrtarisht ndaj qëndrimeve e veprimeve të Qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhën pasivitetin, që i hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë, ndërkohë që reagimi përmes një note verbale të Qeverisë Shqiptare në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara mund të kishte forcuar pozitat e palës shqiptare në procesin gjyqësor ndërkombëtar, që keni vendosur të nisni?
  22. Përse nuk u reagua fort dhe energjikisht, kur në Kornizën Negociuese të BE-së për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në Konferencën e Parë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”. Ndërkohe që është njohur botërisht se Shqipëria zyrtarisht nuk ka mosmarrëveshje kufitare me asnjë shtet kufitar me të, pra, si mund pranohej nga Qeveria një kusht i tillë?

PERFUNDIM:

SPAK nuk mund ti bishtnojë më hetimit të kësaj çështje madhore që ka të bëjë me një tradhti kombëtare të përmasave kritike në çdo pikëpamje.

SPAK me mosveprimet e tij inkriminon veten përballë një çështje që ka të bëjë me kufijtë shtetërorë të Shqipërisë.

SPAK do të mbahet bashkëpërgjegjës me Edi Ramën pasi një çështje e tillë nuk mbyllet kurrë dhe ajo të hetohet me çdo kusht…

spot_img

Latest articles

Related articles