Dosja e SPAK për AKSHI !| Biznesmeni Ermal Beqiri bleu pronë 2.2 mln € te “Pelikani Security” dhe apartament te “FAFA Resort”!

spot_img
Advertisements

Dosja e SPAK për korrupsionin me tenderat e AKSH-it po nxjerr në dritë pasuritë marramendëse të biznesmenit Ermal Beqiri.

Hetimet kanë zbuluar se përfituesi i fondeve publike ka investuar shifra të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, duke blerë asete nga emra të njohur të botës së biznesit.

Sipas dokumenteve të SPAK, Beqiri ka blerë në prill të vitit 2023 një pronë gjigante me vlerë 2.2 milionë euro.

Bëhet fjalë për një truall prej 967 m2 dhe ndërtesë 212 m2, të cilën e ka blerë nga bashkëshortët Vesel dhe Rezarta Demiraj, pronarë të kompanisë “Pelikani Security”, shkruran joq.

Kujtojmë se familja Demiraj ishte në qendër të kronikës vitin e kaluar, pas një sulmi me armë ndaj makinës ku lëvizte djali i tyre i mitur.

Gjithashtu, SPAK ka vënë në sekuestro një apartament në Golem, të blerë nga pronari i “FAFA Resort”, Fatos Çerenishti.

Këto kontrata shit-blerjeje po dritësojnë rrugën që kanë ndjekur paratë e tenderave, duke u shndërruar në asete luksoze në zonat më të lakmuara të vendit.

spot_img

Latest articles

Related articles