2 persona plagosen rëndë me bombë, nisen me urgjencë drejt Tiranës

spot_img
Advertisements

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në Tepelenë dhe janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar, pasi një bombë ka shpërthyer papritur dhe u ka shkaktuar lëndime të shumta.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe mësohet se të lënduarit janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, banues në Memaliaj. Ata kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë, kurse për rrethanat e shpërthimit të bombës nuk ka informacion.

Paraprakisht, bëhet me dije se ngjarja është regjistruar në fshati Matohasanaj të bashkisë Tepelenë dhe dy personat që kanë qenë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, kanë marrë dëmtime të rënda.

Në këto kushte, ata janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi ka dyshime se janë gjymtuar nga shpërthimi.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një rast të një bombe të pashpërthyer, e cila është ndeshur rastësisht nga dy personat e plagosur dhe ka shpërthyer. Megjithatë, grupi hetimor pritet që në minutat në vazhdim të sqarojë rastin.

spot_img

Latest articles

Related articles