Lita: Berisha e ka futur PD në agjitacion, Tirana duke e bezdisur nga protestat me datë

spot_img
Advertisements

Protesta e shtatë e opozitës, e mbajtur ditën e premte, shënoi një ndryshim të theksuar në menaxhimin e situatës nga ana e Policisë së Shtetit.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, forcat e rendit aplikuan një strategji të re, më parandaluese, e cila rezultoi efektive në izolimin e vatrave të dhunës.

Ky ndryshim taktik mendohet se lidhet me drejtorin e ri të policisë, i cili duket se ka dashur të japë një sinjal të qartë force dhe kontrolli që në fillim të detyrës së tij. Përplasjet nuk munguan, ku disa deputetë të opozitës mbetën të lënduar, por në përgjithësi, policia arriti ta mbante situatën nën kontroll.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, ishte analisti Lavdrim Lita, i cili foli më tepër për këtë temë.

Përmes agjitacionit të përhershëm të militantëve dhe të partisë nuk po lejon mendimin ndryshe dhe shpalosjen e alternativave të tjera, sepse kanë fiksuar një datë, 23 majin për rizgjedhjet e kryetarit të partisë.

Teknikisht duhet të jenë me zgjedhje, duhet të jetë një kandidat që ta konkurojë. Por kjo po kthehet në një plebishit dhe një fushatë elektorale permanente përmes protestave.

Sigurisht protesta e shtatë që u bë ditën e premte, kishte element politik, por kishte më shumë element policor.

Ne e vumë re që policia kishte një strategji tjetër dhe më parandaluese apo themi me drejtorin e ri dhe po?

Po, kjo është ajo që ka ndodhur, që drejtori i ri ka dashur t’i japë një shenjë që është në detyrë dhe sigurisht kjo u pa edhe në konfrontimin me deputetët e opozitës që u lënduan nga përplasja me policinë dhe mendoj që policia e fitoi, nëse mund të quajmë një ndeshje sportive protestën, për shkak se arriti të izolonte, vatrat e protestës, pra vatrat e dhunshme të protestës, duke lejuar sigurisht fjalimet politike dhe akuzat ndaj qeverisë që janë gjë e zakonshme nga lidershipi i Partisë Demokratike.

Por, protesta e shtatë nuk kishte ndonjë element të ndryshëm nga protesta e gjashtë apo e pestë. Do të thotë që protestat me data, protestat pa kauza të mëdha apo që prekin drejtpërdrejt qytetarët, shikohen nga qytetarët e Tiranës, që janë të shumtë, si një bezdisje dhe ju e keni vënë re që ata tërhiqen gjatë orarit dhe mbyllen nëpër shtëpi apo nëpër lokale apo qendra tregtare dhe nuk i bashkohen“, u shpreh Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles