“Hajde me ne, jemi Bkh” – Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë! 2 milion euro gjoba

spot_img
Advertisements


Detaje të reja janë mësuar nga rrëmbimi, më datë 31 mars, i një 32-vjeçari në Tiranë, i cili më pas u dhunua në një subjekt në Xhafzotaj, pasi tre pengmarrësit i kërkuan para në këmbim të lirimit të tij.

Bëhet fjalë për biznesmenin F. Sula, i cili u rrëmbye nga Hysen Neza dhe Kevin Neza, të cilët janë arrestuar nga policia, si dhe nga 28-vjeçari me inicialet Jurgen Neza, i cili është shpallur në kërkim.

Mediat raportojnë se dy vëllezërit, Kevin dhe Jurgen Neza, si dhe kushëriri i tyre Hysen Neza, janë emra të njohur për policinë, me precedentë penalë për vjedhje dhe përfshirje në konflikte të ndryshme.

Bëhet me dije se biznesmeni Sula nga Divjaka, i cili ishte kthyer nga jashtë dy muaj më parë, ishte në shënjestër prej kohësh nga tre pengmarrësit, pasi këta të fundit kishin monitoruar me kujdes lëvizjet e tij gjatë ditëve të fundit, duke përgatitur skenarin e rrëmbimit.

Në momentin e rrëmbimit, biznesmeni ishte duke konsumuar një kafe dhe, në momentin që u ngrit nga lokali, tre autorët iu afruan. Njëri prej tyre kishte veshur kapele dhe syze, ndërsa dy vëllezërit ishin me maska farmacie dhe syze.

Raportohet se ata iu prezantuan Sulës si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e detyruan të hipte në automjet.

Dy vëllezërit Neza dhe kushëriri i tyre i kërkuan shumën prej 2 milionë eurosh. Pas refuzimit, e dhunuan fizikisht dhe e ulën kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë u kundërshtua nga biznesmeni, i cili deklaroi se nuk dispononte para të tilla, dhe nën presion autorët e ulën kërkesën në 500 mijë euro.

Pas përmbushjes së këtij kushti, F. Sula u lirua dhe menjëherë iu drejtua policisë, ku denoncoi me detaje të gjithë ngjarjen.

Ndërkohë, identifikimi i autorëve u bë nga kamerat e sigurisë përgjatë zonave ku ata kishin kaluar, pasi gjatë gjithë kohës kishin qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Bëhet me dije se biznesmeni F. Sula zhvillon aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit. Dyshohet se autorët kishin siguruar të dhëna nga persona të tjerë ende të paidentifikuar, se ndërtuesi i pallateve mund të kishte shuma të mëdha parash.

Më herët, policia e Tiranës bëri me dije edhe detajet nga operacioni

spot_img

Latest articles

Related articles