“Fitorja e Magyar tregon se ekziston hapësira për ndryshim” – Mesazhi i Spiropalit për zgjedhjet në Hungari

spot_img
Advertisements

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari.

Në një mesazh në facebook, Spiropali shkruan se nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën.

“Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.

Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë”, shkruan deputetja e PS, Elisa Spiropali.

spot_img

Latest articles

Related articles