Redaksionale
Në Hungari Orban humbi thellë pas 16 vitesh pushtet.
Në Europë nuk po ndodh thjesht rotacion politik. Po mbyllet një epokë. Ajo që shohim në Hungari me Viktor Orbán është çarja e një arkitekture të tërë pushteti të ndërtuar gjatë viteve të Angela Merkel.
Për vite, Berlini toleroi liderë të fortë në periferi në këmbim të stabilitetit. Orbán në Budapest dhe Recep Tayyip Erdoğan në Ankara nuk ishin devijime nga sistemi, ishin pjesë e tij.
Sot kjo formulë nuk menaxhon më realitetin. Alternativat që po dalin në skenë nuk janë opozita klasike; janë instrumente riorientimi, figura më të sinkronizuara me vullnetin e Gjermanisë për të rimarrë kontrollin politik në hapësirën e vet.
Në këtë rend të ri, Ballkani nuk është përjashtim, por është testi. Edi Rama dhe Aleksandar Vučić nuk qëndrojnë në këmbë vetëm nga forca e brendshme, por nga një ekuilibër i brishtë mes Berlinit dhe Ankarasë.
Ky ekuilibër po lëkundet. Orbán iku në Hungari dhe Ankaraja po hyn në fazë tranzicioni ku figura si Hakan Fidan po rikonfigurojnë raportin me Europën.
Rezultati? Mburoja politike në Tiranë dhe Beograd çahet. Kjo nuk është çështje zgjedhjesh, apo miqësishë personale. Ballkani nuk është terren neutral; është vijë e parë e rendit europian. Dhe kur rendi rishkruhet, liderët që nuk përputhen me të nuk rrëzohen nga brenda, zëvendësohen nga brenda.
Por me Lalin në paraburgim dhe me Belën pa pasaportë, do jenë politikanë si Spiropali, Xhafaj apo dhe Braçe që do presin e përcjellin mesazherë të rëndësishëm.
Në këtë ekuacion nuk do mungojnë as politikanë të tjerë, gjykatës, prokurorë, akademikë, klerikë dhe sipërmarrës të fuqishëm nga Prishtina, Shkupi dhe Tirana.
Mesazhi do të jetë: Nëse doni të vazhdoni të punoni, ka vetëm një zgjidhje -> RAMA RAUS!



