Lita analizon modelin e protestave të opozitës: Nuk pritet asgjë e re nga Berisha

spot_img
Advertisements

Në studion e Ora News ishte i ftuar gazetari Lavdrim Lita, i cili komentoi mënyrën se si Sali Berisha po organizon protestat dhe qasjen e tij politike në raport me opozitën.

Sipas tij, protestat e thirrura nga Berisha ndjekin të njëjtin model të njohur prej vitesh, pa ndryshime në strategji apo në formë.

Ai e lidhi këtë me përvojën e gjatë politike të ish-kryeministrit dhe mënyrën se si funksionon Partia Demokratike.

Forma e protestës me datë është modeli i zotit Berisha. Ai këtë di të bëjë dhe nuk duhet të presim diçka ndryshe.”-tha ai.

Gjithashtu, Lita tha se mbështetësit që dalin në protestë janë në thelb të njëjtët, ndërsa oferta politike mbetet e pandryshuar dhe e fokusuar te rikthimi në pushtet.

“Berisha nuk është në kushtet e një inovatori. Mesazhi është i thjeshtë: më bëni mua kryeministër, pastaj shohim çfarë bëjmë.”-shtoi gazetari.

Lita përmendi edhe ndarjen e shoqërisë në disa grupe. Ata që e mbështesin, ata që nuk e pranojnë këtë qasje dhe një pjesë që janë të lidhur me pushtetin aktual.

spot_img

Latest articles

Related articles