Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 5-vjeç ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por djali ka humbur jetën në spital.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia.



