Kryeministri Edi Rama, së bashku me Belinda Balluku, e cila është drejtuesja politike e qarkut Fier, dhe ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, zhvilluan një takim me fermerët e Lushnjës.
Rama tha se deri në vitin 2030, vit për të cilin ai deklaron se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, fermerët shqiptarë nuk do të përshtaten dot me kushtet e BE-së.
“Femerët nuk do të përshtaten deri në vitin 2030. A duhet pastaj të mbeten pa asgjë, sepse nuk do të shesin dot”, thekson ai.
Kryeministri tha se BE do t’u japë fermerëve shqiptarë edhe 5 vite kohë që të përshtaten me tregun.



