Eltar Deda përgjegjës për katastrofën, nafta derdhet në lumin Vjosa

spot_img
Advertisements

Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës nga kompania e naftës ‘Albpetrol’, policia ka nisur hetimet për 4 punonjës. Por jo për drejtorin e përgjithshëm të Albpetrol, Eltar Deda.

Prej gjashtë ditësh tubacioni që bën transmetimin e naftës nga zona naftëmbajtëse e Drenovës drejt qendrës së grumbullimit është çarë për shkak të amortizimit duke bërë që mbetjet hidrokarbure të derdhen në përroin e Gorishovës dhe kanë përfunduar në lumin Vjosë.

Punonjësit e vënë në hetim dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e këtij tubacioni dhe për pasojë u shkaktua edhe katastrofa mjedisore.

Punonjësit e kompanisë “Alpetrol” morën masa vetëm dje duke vendosur prita në mënyrë që mbetjet hidrokarbure të mos vazhdojnë te depërtojnë në lumin Vjosë.

EMRAT E PUNONJËSVE NË HETIM
Zylfo Tabakaj, 59 vjeç
Aleksandër Zeneli 57 vjeç
Gramoz Bregaj, 52 vjeç

Genci Numanaj, 52 vjeç

✅️Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

spot_img

Latest articles

Related articles