Digjen dokumente zyrtare në Tiranë, punonjësit: Janë të ARRSH- së dhe komunës së Kasharit

spot_img
Advertisements

Sot në Zonën e Treshit në Tiranë janë konstatuar disa dokumente duke u djegur nga disa persona. Dokumentet po nxirreshin nga një mjet dhe digjeshin aty.

Njëri nga punonjësit tha se dokumentet i përkasin komunës së Kasharit, ndërsa një tjetër tha se i përkasin ARRSH-së.

Nga pamjet filmike, duket se dokumentet lidhen me projekte rrugësh, supervizime dhe materiale të tjera zyrtare.

spot_img

Latest articles

Related articles