One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani

spot_img
Advertisements

Abonentët e kompanisë telefonike One Albania shprehen të pakënaqur me tarifat në rritje që janë njoftuar duke filluar nga data 1 Maj 2026.

Pas reagimeve të shumta në rrjete, edhe për News24 qytetarët thonë se rritja e tarifave e shërbimeve të kompanisë celulare One nuk është e drejtë pasi edhe pse çmimi vjen vazhdimisht në rritje shërbimi mbetet po i njëjtë.

Në një mesazh standard dërguar nëpër telefonat e abonentëve, kompania One njoftoi se çmimet do të rriten deri në 2.2% bazuar në indeksin e çmimit të konsumit të publikuar nga INSTAT.

Një formulë teknike e paketuar me terma që shumica nuk i kuptojnë po që në thelb përkthehet shumë thjeshtë më shumë para për të njëjtin shërbim.

Rritja prej 2.2% mund të duket e vogël, por kur bëhet fjalë për çdo vit ajo kthehet në një taks të heshtur për mbi çdo qytetarë dhe familje, të cilët paguajë më shumë vit pas viti për të njëjtin shërbim.

spot_img

Latest articles

Related articles