Një shpërthim me tritol ka tronditur Memaliajn në orët e para të 6 prillit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:10, ku në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, çka shkaktoi dëme materiale.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se autorët e ngjarjes janë larguar me automjet në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.



