Një i dënuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një arrestit kardiak në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Drejtoria e Burgjeve bën me dije se i dënuari për dhunë në familje Hajri Robi, në datë datë 30 mars është ndjerë mirë dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve.
Po ashtu në njoftim theksohet se në datë 2 prill për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, më 2 prill ai u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror në QSUT. Ndërsa Burgjet theksojnë se janë ndjekur të procedurat e përcaktuara ligjore për këtë rast.
Hajri Robi ishte tranferuar në burgun e Lezhës më 14 mars, në zbatim të një vendimi të Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.



