Alfred Cako, i njohur për konspiracionet e ndryshme dhe qëndrimet e zëshme është shprehur së vendi me i sigurt në Tiranë për të shpëtuar nga një sulm i mundshëm, është Ambasada Amerikane edhe ajo e Sinagogës.
“Do të ndodhë diçka, ata nuk e thonë kot, vendi më i sigurt për të shpëtuar është të jesh afër Ambasadës Amerikane ose afër Sinagogës. Në vende të tjera mund të ndodhë ndonjë gjë, dhe gjëja e parë e vogël është që ushtria shqiptare të futet në luftë edhe t’i marrin shqiptarët ti çojnë në fushat e Sirisë. Unë i bëj thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm. Kjo nuk është lufta jonë, kjo është lufta e një pakice të vogël që kërkon të fusë gjithë botën në zjarr. Ka rrezik të madh që lufta të përhapet në Evropë. Edhe ai ministër i mbrojtjes që i Italisë ai nuk ka folur kot, ai ka thënë që gjërat e tmerrshme do të ndodhin dhe njerëzit nuk e dinë çfarë i pret. Ne duhet t’i themi jo luftës. Kërkojnë të shfarosin njerëzit e varfër, se nuk u duhet më puna fizike, sepse punën fizike që bëjnë në vitin 2030-3031 kërkojnë ta bëjnë me robot”, tha Alfred Cako



