Ngjela: Rama po kerkon të plotësojë patologjinë e tij për pushtet politik

spot_img
Advertisements

nga Spartak Ngjela

Pse ende nuk po largohet në Shqiperi karakteri diktatorial i politikës së fitimtarit të zgjedhjeve politike?

I.
Na duhet ta theksojmë se, nga një shtet ish komunist nuk mund të largohet aq shpejt karakteri i pushtetit personal, në drejtimin e një shteti.
Ky karakter psikologjik, ka karijuar sot edhe në administratën shtetërore, por edhe nëpër adiminstratat vendore dhe në shoqëritë tregtare private, psikologjinë e një pushteti politik absolut.
Por…
Pse kryeministri ende sot në Shqipëri po sillet me psikologjinë absolute të një kryeministri diktatorial?
Ndërsa po kuptohet se kjo atij ndoshta po i vjen nga psikologjia e pushtetit politik absolut që ka kaluar Shqipëria si një shtet ish – komunist.
Por…
Na duhet të theksojme se, pushteti politik absolut edhe në demokracitë perëndimore, ka vijuar gjatë, dhe, më shume se një shekull. Kurse Shqipëria do ta vuajë edhe më shume karakterin absolut të një kryeministri, sepse sot ende fituesi i zgjedhjeve të Partise Socialiste apo Partisë Demokratike, kuptohet se vepron brenda psikologjisë së absolutizmit, i cili kuptohet se na vjen nga pushteti absolut i partisë komuniste, e cila kaloi në Shqipëri në mbi 40 vite rresht.
Por sot absolutizmi i kryrministrit socialist apo demokrat, po qëndron si inerci brenda kërkesës së atij absolutizmi politik që ushtroi në Shqipëri ish regjimi komunust.
Kurese, po ta shohësh me vëmendje e kupton se kërkesa e kryeministrave që kane kaluar në Shqipëri që nga viti 1997, është një paralele mes pushtetit politik të kryeministrit dhe kërkesës së tij për një pasurim individual, me anë të korrupsionit.
Dhe kjo po ndodh sepse korrupsioni i larte shtetëror në Shqipëri tani është bërë fenomen patologjik i drejtimit te shtetit.

II.
Por duhet të theksojmë se kryeministrat që kanë kaluar në Shqipëri nga viti 1992 e deri tani, janë individë të alienuar si model nga forca politike e një kryeministri të rregjimit komunist në Shqiperi.
Dhe prandaj sot po kuptohet që, edhe këta të sotmit, si model kanë kryeministrin e rregjimit komunist, i cili ecte në drejtimin e shtetit bashkë me forcën e partisë komuniste: si ideologji, si urdhër politik dhe si absolutizëmi i kryetarit të partisë komuniste.

Megjithatë na duhet të arsyetijme se PS sot po kuptohet që kërkon të dalë nga rrjedha korruptive që shpjeguam me lart, por duhet të presim për ta parë: kjo që po luan sot kryeministri Edi Rama është një doktrinë e re për moralin e qeverisë Rama, apo është një përpjekje demagogjike për t’i thënë Uashingtonit dhe Brukselit se ai do ta mbështesë goditjen penale antikorrupsion që do të kryejë e do të ushtrojë SPAK në Shqipëri?

Prandaj pikërisht kjo pritet për t’u parë sipas pyetjes: kryeministri Edi Rama me pushtetin e tij të lartë si kryeministër i Republikës së Shqipërisë po kerkon të plotësojë patologjinë e tij për pushtet politik, apo kërkon të hyjë në histori si kryeministri që shkatërroi korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri?
Te shohim…

spot_img

Latest articles

Related articles