Tre ministra grekë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga qeveria, ndërsa dosjet e reja mbi skandalin OPEKEPE, çështje korrupsioni që lidhet me përfitimin e paligjshëm të subvencioneve bujqësore nga Bashkimi Europian, shkruan Kathimerini.
Bëhet fjalë për Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, Zëvendësministër i Shëndetësisë.
Sipas informacioneve, riorganizimi i qeverisë do të zhvillohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të kabinetit është planifikuar për nesër.
Gjithashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re



