Rama mbledh kryebashkiakët, dy demokratët i lë përjashta: Garda nuk na lejoi!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me disa prej kryetarëve të bashkisë. Në nisje të mbledhjes, dy kryetarët e zgjedhur nga opozita në Pukë dhe Fushë Arrëz, Hilë Curri dhe Rrok Dodaj nuk u lejuan që të futen në mbledhje.

“Nuk më lejuan që të futem edhe pse mora ftesë. Garda më tha se nuk e ke emrin në listë” tha Rrok Dodaj. Duket se kryeministri kishte mbledhur vetëm të zgjedhurit socialistë dhe ftesat për demokratët kanë qenë gabim.

spot_img

Latest articles

Related articles