Papa Luani XIV dhe presidenti izraelit, Isaac Herzog kanë zhvilluar një bisedë telefonike, me rastin e festave të Pashkës dhe Pashkës hebreje. Gjatë bisedës, Papa i ka kërkuar Herzog të rihapë të gjitha kanalet e dialogut për t’i dhënë fund luftës në Iran, e cila filloi me ofensivën e përbashkët SHBA-Izrael më 28 shkurt.
Mediat shkruajnë se Papa, i cili është shfaqur si një kritik i ashpër i konfliktit rajonal në Lindjen e Mesme, gjithashtu i kërkoi Herzog të mbrojë civilët dhe të promovojë respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe humanitar.



