Tensionet në Kuvend kanë vijuar edhe gjatë momentit të ndërprerjes së seancës për pak minuta nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.
Mësohet se deputeti i PD-së, Flamur Noka i është drejtuar Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke i thënë se “do të të rrjep si kec”.
“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputete të opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka Ballës gjatë momentit të pushimit.



