Bllokohen 600 gota qelqi nga Kina, prani metalesh toksike, kancerogjene

spot_img
Advertisements

Një sasi prej 600 copë gotash qelqi me origjinë nga Kina, u bllokuan para hedhjes në treg nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe AKU.

Produktet u identifikuan pas një njoftimi nga prodhuesi Zebra A/S dhe përmes sistemit evropian të sigurisë ushqimore RASFF, ku u klasifikuan si “Alert” për shkak të pranisë së substancave të rrezikshme në produkte me origjinë nga Kina, të shpërndara përmes Danimarkës.

Sipas të dhënave zyrtare, gotat e qelqit kanë rezultuar me prani të metaleve kadmium dhe plumb, të rrezikshme për shëndetin. Kadmiumi është një metal shumë toksik dhe kancerogjen, i cili dëmton rëndë veshkat, kockat dhe mushkëritë. Ndërsa plumbi shkakton vonesa në zhvillimin intelektual dhe probleme me përqendrimin.

spot_img

Latest articles

Related articles