“Hej ça po bën ti zemra”/ Gazetari: Njëra nga vilat e Ergys Agasit përdorej nga Mirlinda Karçanaj!

spot_img
Advertisements

Mbrëmjen e djeshme, agjentët e BKH-së, kanë zhvilluar një kontroll në dy vilat në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, në një kompleks në jug të vendit,

Gazetari Xhevahir Zhabina ka dhënë detaje nga këto kontrolle, teksa ka zbuluar se njëra nga dy vilat e Agasit, dyshohet se përdorej nga ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Po ashtu Zhabina ka deklaruar se agjentët e BKH-së kanë zbuluar prova në lidhje me hetimet e dosjes së AKSHI-t.

Gazetari: Këto zhvillime tregojnë se dosja e AKSHI-t është më e gjerë sesa është bërë publike deri më tani. Veprimet hetimore janë kryer dhe po vijojnë nga BKH, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, duke u fokusuar në këto prona që dyshohet se lidhen me dy nga personazhet kryesorë të kësaj afere. Gjithashtu, ekzistojnë dyshime se vilat mund të jenë përdorur nga Mirlinda Karçanaj ose persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje hetimore. Janë sekuestruar prova, por vlera e tyre për hetimin mbetet për t’u përcaktuar, pasi do t’i nënshtrohen ekspertizave të mëtejshme nga oficerët e BKH-së. Ndërkohë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ndonjë nga këto vila është në pronësi apo përdorim të drejtpërdrejtë të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Kujtojmë se një pjesë nga dosja hetimore e AKSHI-t u publikuan pamje se si biznesmeni Ergys Agasi i afrohet në takim drejtueses së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, në një nga takimet që dyshohet se flitet për aferat e tenderave korruptivë.

Në fotografitë e e publikuara, Agasi i drejtohet Karçanajt me fjalët “Hej ça po bën ti zemra”.

spot_img

Latest articles

Related articles