“Qeshi Spiropali”, reagon Blendi Klosi: Nuk u acarua Edi Rama, ju garantoj

spot_img
Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar për herë të parë pas zërave që qarkulluan lidhur me mbledhjen e së shtunës prej tetë orësh të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave, duke hedhur poshtë çdo pretendim për përçarje brenda socialistëve.

I ftuar në “Top Story”, Klosi i cilësoi spekulative lajmet për përplasje mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit, si edhe interpretimet mbi mënyrën e uljes së deputetëve në sallë, përfshirë praninë e saj krah deputetes Zegjine Çaushi. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë protokoll të veçantë, përveç rendit të zakonshëm të ministrave, ndërsa pjesa tjetër e pjesëmarrësve janë ulur ashtu si dhe kanë dëshiruar.

“Secili zinte vendin e vet, nuk kishte protokoll. Ju garantoj se nuk kishte protokoll në uljen e deputetëve, përveç uljes së ministrave të kabinetit”, tha Klosi, duke theksuar më tej se mbledhja ka vijuar me orë të tëra, ku dhe u zhvilluan diskutime dhe çështje me rëndësi dhe shumë deputetë morën fjalën për çështje konkrete si reforma territoriale, legalizimet dhe problematika të tjera të rëndësishme.

Ai nënvizoi se nuk ka pasur tensione apo situata përplasjeje, duke shtuar se episode të veçuara janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ekzagjeruar në media.

Pjesë nga fjala e Blendi Klosit:

Ne po përgatitemi për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Kemi nisur procesin, jemi në fazë përgatitore për zgjedhjet e brendshme në parti për të shkuar në përgatitjet e shtator-tetorit për garën e ardhshme elektorale.

PS përgatitet për garën e ardhshme më e organizuar se kurrë, më fituese se kurrë, dhe një parti që ka fituar të gjitha garat e fundit elektorale. Si ne i fitojmë këto gara është puna jonë. Nuk ka asnjë ndjesi përçarjeje në PS, nuk ka kundërshti, është një debat, është një mbledhje. Secili zinte vendin e vet, nuk kishte protokoll. Ju garantoj se nuk kishte protokoll në uljen e deputetëve, përveç uljes së ministrave të kabinetit.

Kjo nuk qëndron fare dhe pastaj ishin 100 e ca veta në atë mbledhje. Dhe ishte 8 orë diskutim, diskutim dhe në dalësh në një moment të caktuar pati një moment që asnjë moment, se s’kishte asnjë debat, asgjë nuk kishte, një moment, nuk di as çfarë t’i them. As u qeshën as u përqeshën, pati një ndërhyrje, asnjë shqetësim. Nuk ishte një gjë që të bëhej emision. Unë isha aty dhe. Nuk u acarua Edi Rama. Në çdo mbledhje të kujdo organizate që zgjat 8 orë dhe diskutohet për gjëra të rëndësishme, reforma territoriale, diskutime, u çuan më shumë se gjysma e deputetëve për të folur, për hipotekat, legalizime, në një diskutim të dalë lajmi dhe të bëhet emision, të mbushen portale.

spot_img

Latest articles

Related articles