Çmimet e naftës rriten përsëri

spot_img
Advertisements


Pas më shumë se një muaj nga nisja e konfliktit, nuk ka ende asnjë shenjë për ulje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Këtë të hënë, nafta amerikane WTI u rrit me 3.5%, duke arritur në 103.13 dollarë për fuçi, ndërsa rreth orës 05:10 tregtohej në 101.73 dollarë.

Ndërkohë, nafta Brent e Detit të Veriut, që shërben si referencë globale, u rrit me 2.98% në hapje, duke shkuar në 115.93 dollarë për fuçi, dhe më pas u stabilizua në 115.49 dollarë në të njëjtën orë.

Rritja e çmimeve lidhet ngushtë me tensionet gjeopolitike, pasi Irani vazhdon të bllokojë de facto ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e rreth një të pestës së naftës botërore, pjesa më e madhe e së cilës shkon drejt tregjeve aziatike

spot_img

Latest articles

Related articles