Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike.Magazina ishte e marrë me qira nga shtetasi J. Gj dhe furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme.
Nga kontrolli u sekuestruan 180 vazo të përdorura më parë për kultivim kanabisi, boçe dhe mbetje të dyshuara kanabisi, pompë uji, filtër ajri, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa energjie elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse.



