Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari në Pogradec në pronësi të Lytfi Alisë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Argjendaria” u vunë në pranga dy persona, si autorë të ngjarjes, ndërsa një tjetër u procedua penalisht për pengim të zbulimit të së vërtetës.
U arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Tuga 23 vjeç, dhe Bledart Milla 22 vjeç, ndërsa një 29-vjeçar u procedua penalisht.



