Spiropali jep mesazhin: Fytyrën nga dielli, hijet mbeten pas

spot_img
Advertisements

Një ditë pas përplasjeve në mbledhjen me dyer të mbyllura mes socialistëve, ka ardhur edhe reagimi i ish-ministres Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka publikuar një foto të shkrepur këtë të diel, ku shfaqet nën rrezet e diellit, të shoqëruar me disa fjalë që janë interpretuar si një mesazh që ka “sinjale” të qarta për përplasjen e saj një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama.

Si ish-ministre me një profil të spikatur prej disa muajsh në diplomaci, Spiropali ka zgjedhur që reagimin e saj ta japë në mënyrën më diplomatike të mundshme.

“Të diel të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali shkurtimisht.

Kujtojmë se një ditë më parë, socialistët u mblodhën për gjashtë orë në Pallatin e Brigadave. Burime për mediat bënë me dije se gjatë mbledhjes pati edhe një moment tensioni mes kreut të qeverisë dhe njëherësh kryesocialistit, Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

spot_img

Latest articles

Related articles