Rama: Nëse nuk kapërcejmë problemet që kemi, rrezikojmë shpërbërjen

spot_img
Advertisements

Edi Rama ka paralajmëruar dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS deputetët dhe ministrat se nëse PS nuk gjen forcën për të kapërcyer këtë situatë dhe hendekun e krijuar mes strukturave dhe qytetarëve, rrezikon shpërbërjen për të mos gjetur forcën e ribashkimit.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve se duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar me qytetarët, me votuesit. Nëse nuk do të gjejmë forcën të kapërcejmë këtë situatë, gjithçka mund të ndodhë në shpërbërjen e kësaj partie në disa copa, në disa fraksione”, ishte paralajmërimi i kryesocialistit për të vënë në baza pune të gjithë socialistët për tu bashkuar mes vetes por edhe me bazën.

spot_img

Latest articles

Related articles