BRAÇE shpall kandidaturën për BASHKINË E TIRANËS: Do kërkoj votat dhe mbështetjen e socialistëve!

spot_img
Advertisements

Erion Braçe shpall kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndryshe nga vendimi i kryetarit të PS dhe strukturave të Kryeqytetit që kanë shpallur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për kryetare të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor në 2027.

Dje u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë socialiste të Njësisë 5 ku ka qenë prezent i deleguari Taulant Balla, dhe dy deputetët, Erion Brace dhe Fatmir Xhafaj.

Tonet janë ngritur shumë pas ankesave dhe shqetësimeve të shprehura nga socialistët në mbledhje, që nga punësimet e deri te kontributet e gjithsecilit.

Asnjë prej anëtarëve të Asamblesë së PS së Tiranës që konsiderohet edhe zemra e socialistëve për kryeqytetin, nuk ka qenë I kënaqur me mënyrën sesi janë zhvilluar deri tani politikat socialiste ne zonë. Braçja ka qenë ndër të fundit që ka marrë fjalën.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar I PS, do të shpall kandidaturën si kandidat I pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” tha Brace në mbledhje, duke shkaktuar jo pak habi por edhe duke lënë pa fjalë edhe drejtuesit socialist të qendrës, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën.

spot_img

Latest articles

Related articles