Edhe pse kishte kërkuar një debat në grup për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Ballukut, nuk ndodhi një gjë e tillë në takimin e zgjeruar.
Por burime për mediat bëjë me dijë se ka patur tensione në dy momente mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit. Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, ka patur një ndërhyrje nga Spiropalit duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.
Gjithashtu burime i thanë redaksisë që edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendje nga Rama duke e pyetur pse qesh, ndërsa të pranishmit thanë që përgjigja e saj ishte me mimika dhe i është kthyer Ramës që nëse ke diçka për të thënë thuaje.
Bëhet me dije se Spiropali, e ulur në fund të sallës, ka qeshur me fjalët e Ismailajt, ndërsa mimikat e saj janë pikasur nga Edi Rama, i cili i është drejtuar me fjalët: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.”
Ndërsa ish-ministrja i është kthyer Ramës me fjalët: “Ke diçka për të thënë? Thuaje.”
Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.



