Një rast Meningjiti në Shqipëri ?

spot_img
Advertisements

Një studim i ri ndërkombëtar ka nxjerrë në pah barrën e rëndë që vazhdon të ketë meningjiti në nivel global, duke shkaktuar mbi 250 mijë vdekje çdo vit, ku më shumë se një e treta e të cilave janë fëmijë, kryesisht në Afrikë.

Meningjiti është një inflamacion i membranave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore, i shkaktuar nga viruse, baktere apo kërpudha. Forma bakteriale konsiderohet më e rrezikshmja, pasi mund të jetë fatale brenda 24 orëve nëse nuk trajtohet menjëherë.

Studimi vjen në një kohë kur një shpërthim i fundit në Britania e Madhe shkaktoi dy viktima nga 22 raste të infeksionit invaziv meningokokal B. Autoritetet shëndetësore reaguan me një fushatë të gjerë, duke administruar rreth 11 mijë vaksina.

Redaksia ka marrë një informacion për një meningjiti në Vlorë, të një shtetasi shqiptaro-italian, që më pas është transportuar drejt Italisë, duke ju shpëtuar jeta.

Rasti nuk është raportuar në media.

Sipas kërkimit të publikuar në The Lancet Neurology, në vitin 2023 u regjistruan rreth 2.54 milion raste dhe 259 mijë vdekje nga kjo sëmundje. Autorët e studimit theksojnë se këto janë vlerësimet më të plota deri më sot, bazuar në analizën e 17 patogjenëve të ndryshëm.

Rajonet më të prekura mbeten vendet e varfra në të ashtuquajturin “rripi afrikan i meningjitit”, nga Senegali deri në Etiopia. Vendet si Nigeria, Çadi dhe Nigeri raportojnë nivelet më të larta të infeksionit dhe vdekshmërisë.Faktorët kryesorë të rrezikut për përfundime fatale përfshijnë lindjen e parakohshme, peshën e ulët në lindje dhe ndotjen e ajrit, sipas studimit.

spot_img

Latest articles

Related articles