Hyrje në një epokë të re përplasjesh, analiza e luftës SHBA-Izrael-Iran

spot_img
Advertisements

nga Red Varaku

Pavarësisht se fillimisht dukej si një operacion i lehtë dhe i shpejtë që do të mbyllej brenda disa javëve , përshkallëzimi i luftës me Iranin ka hyrë në një fazë të rrezikshme dhe duket tashmë i pashmangshëm.

Ai është kthyer në një konflikt që ka dalë përtej narrativave të vjetra, siç janë ndryshimi i regjimit apo ambiciet bërthamore të Iranit.

Në thelb të tij tashmê qëndrojnë dy interesa shumë më të drejtpërdrejta strategjike, që janë kontrolli i Ngushticës së Hormuzit dhe e ardhmja e shteteve arabe të Gjirit.

Ky realitet i ri në terren aktualisht ka marrë nën kontroll frenat e konfliktit dhe po dikton vendimet që aktualisht po ndërmerren.

Në këtë kontekst të ri kapitullimi i Iranit apo dorëzimi dhe tërheqja e SHBA duket se nuk janë më një opsion.

Në këtë pikë, lufta nuk është më çështje zgjedhjeje, por një dinamikë që ushqehet nga vetë përshkallëzimi i saj.

Çdo lëvizje në terren prodhon kundërpërgjigje, çdo goditje hap një front të ri, dhe çdo kalkulim strategjik bëhet gjithnjë e më i pasigurt.

Në këtë realitet të ri, aktorët kryesorë nuk po luftojnë vetëm për fitore ushtarake, por po luftojnë për një dominim afatgjatë gjeopolitik. Dhe pikërisht këtu qëndron rreziku më i madh.

Prandaj, ajo që po ndodh sot nuk është thjesht një luftë është hyrja në një epokë të re përplasjesh, ku kufijtë mes krizës rajonale dhe konfliktit global bëhen gjithnjë e më të paqartë. Dhe në këtë lojë të rrezikshme, eksplozivi i vërtetë është vetë koha.

spot_img

Latest articles

Related articles