Kryeministri pi verë 33 mijë euro shishja, ministrat hanë byftek floriri 1 mijë euro tek Nustreti, por nuk bëjnë dot politika industrializimi, politika monetare e bankare, politika punësimi, politika demografike, ushtarake, politika identitare, politika kulturore apo arsimore, nuk zgjedh dot me cilin vend të lidhesh a te zhvillohesh, bashkim kombëtar e reforma sociale, çfarë sistemi qeverisjeje etj etj.
Nesër PS do të mblidhet në Gjirin e Lalzit, në hotelin ngjitur me vilën e Dr. Berishës dhe vilën me 13 tualete të Ilir Metës – për të bërë planin e Propagandës për Zgjedhjet Lokale 2027.
Shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në Europë; çmimet e ushqimeve më të shtrenjta në rajon, si dhe zarfat në shëndetësi, agjenci e arsim.



