Nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, tek AKSHI, QSUT, e me radhë tek bashkitë e ndërmarrjet shtetërore.
Këto rezultojnë të jenë institucionet më problematike me tenderat, sipas një raporti nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Ky dokument është një hartë e hapur e vendeve ku paratë tona “avullojnë” përmes tenderave që erëmojnë korrupsion, për sa kohë 52% e ankesave që shqyrtohen nga KPP-ja pranohen si të drejta.
Sipas raportit, janë mbi 1,100 ankesa të depozituara brenda një viti.
Fakti që rreth 37% e ankesave nisin që te “dokumentet e tenderit” tregon se zyrtarët tanë vazhdojnë të qepin kostume me porosi, ku kriteret vendosen aq specifike sa t’i përshtaten vetëm “klientit” të paracaktuar.
“Lista e zezë”, kush janë kampionët e ankesave?
- Operatori i Blerjeve të Përqendruara.
- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
- Sh.A. Albpetrol.
- Bashkia Kamëz.
- Bashkia Durrës.
- Sh.A. Posta Shqiptare.
- Bashkia Tiranë.
- Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).
- Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës/vna.al



