Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Polonisë në Varshavë në minutat e fundit të pjesës së parë.
Goli për kuqezinjtë u shënua nga Arbër Hoxha i cili shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes polake.
Ndeshja e sotme play-off ndaj Polonisë është e parafundit për biletën e botërorit. Nëse fiton sonte Shqipëria kalon në finale ku do gjejë fituesin e çifit Ukrainë-Suedi.



