Kriza e çmimeve të hidrokarbureve dhe energjisë kjo edhe pas luftës me Iranin, ka rikthyer vëmëndjen nga nëntoka shqiptare. Me një vziitë në selinë e Delvina Gas e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy VanHorn deklaron se ka vizituar selinë e kompanisë Koncesionare për të eksploruar mundësitë e këtij sektori.
Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë
Delvina Gas një vit më parë u vu në qendër të një hetimi për ndërtim pa leje. Hetimi i nisur nga IKMT dhe Policia solli edhe pëtplasje mes shtetit dhe firmës.
Kompania ‘Delvina Gas’ në formën ligjore të saj, sipas ekstraktit të QKB-së dhe ‘OpenCorporates.al’, ajo është degë e shoqërive të huaja, sipas ligjeve të Ishujve Virxhin.
Objekt kryesor ka aktivitetin në fushën e gazit, me zyra në Tiranë te ‘Dy Kullat’ dhe në Vlorë e Delvinë, te fusha e gazit.
Gjithashtu ka edhe të dhëna ligjore për lidhjet e saj, e themeluar prej gati një dekade dhe e regjistruar jashtë vendit.
“Delvina Gas Company Ltd, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 13 janar 2016 dhe që funksionon sipas ligjeve të British Virgin Islands, e regjistruar me numër regjistrimi 1903568, me seli në Jayla Place, Wickhams Cay 1, Road Town, Tortola, British Virgin Islands, me administrator Chad D. Burkhardt (Sipas statutit të shoqërisë së huaj, datë 13.01.2016, të dorëzuar në QKB)”, theksohet në informacionin zyrtar të faqes.




