Avokatja Adriana Kalaja ka folur në emisionin “Breaking” në Top News, në lidhje me kërcënimin me jetë që ka marrë gjatë ditëve të fundit.
Mesazhi që kam marrë thoshte : ‘…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija! Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë! Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh Zotin…?’
Mua kërcënimi më duket si shantazh që unë të mbyll gojën. Është kërcënim i pastër. Unë nuk kam frikë fare sepse një ditë do vesim. Kam marrë përsipër të luftoj për gjërat që unë besoj. Por shqetësimi im është pse institucionet nuk reagojnë dhe nuk punojnë për të zbuluar kush qëndron pas. Ju e dini për një mesazh ndaj kryeministrit njerëzit janë kërcënuar, për një qeshje janë ndaluar”.



