“Ky pis më ka shkatërruar familjen, nuk ua fal abortin e dy fëmijëve” – Veliaj akuza prokurorit të SPAK

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë të pranojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’u mbrojtur në gjyq nga avokati Plarent Ndreca, ndërkohë që është vendosur edhe që të shtyhet seanca e dytë në themel, sepse avokati i një të pandehuri tjetër mungonte.

Mirëpo, në seancën e sotme kanë dalë edhe mjaft elemente të rinj për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Debati ka nisur për aktet e dosjes së tij, të cilat janë dorëzuar në burg por kërkohet t’i jepen Erion Veliaj pa inventar, ndërkohë që mbrojtja kundërshton.

Prokurori Ols Dado ka treguar se çfarë u ka thënë kryebashkiaku oficerëve që kanë shkuar në qeli për t’i dorëzuar Erion Veliajt aktet e dosjes, duke zbuluar edhe një fakt të panjohur më parë; se Ajola Xoxa ka abortuar dy herë vitin e kaluar.

“Oficeri më pas ka kontaktuar me drejtues të IEVP Durrës, oficerët kanë filluar t’i sqarojnë Veliajt se përse ndodhen aty, ai ka folur me fjale  fyese, ka akuzuar se më keni shkatërruar familjen. I është drejtuar hetuesit duke i thënë ‘ky pis më ka shkatërruar familjen, abortin e dy fëmijëve të mi nuk kam për të ua falur”, është shprehur në gjyq prokurori Ols Dado.

Aktualisht, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është në javët e fundit të pritjes së fëmijës së dytë me Erion Veliaj, duke lënë të kuptohet se periudha e abortit ka ndodhur shumë më përpara kësaj periudhë, ndoshta kur ai nuk ishte arrestuar ende.

Seanca e sotme është shtyrë dhe ajo e radhës për gjyqin ndaj kryebashkiakut është caktuar nga Gjykata e Posaçme, të mërkurën tjetër, më datë 1 Prill. Më poshtë, newsbomb.al po sjell debatin e sotëm në sallën e gjyqit:

Plarent Ndreca: Fakt është që klienti im nuk është njohur me aktet. Janë shumë materiale. E vetmja kërkesë është që ne t’i marrim me inventar. Kërkesa ime është që kam qenë në institucion, prezent, është një proces thelbësor dhe prokuroria ka përgjegjësi qe t’ia vendosë në dispozicion fashikujt me inventar dhe t’i marrim siç duhen marrë. Jo me matje fashikujsh por të llogaritet çdo fletë dhe të jem bashkë me klientin

Gjykata: Fashikujt gjenden në një ambient në burg

Plarec Ndreca: Po dhe nuk janë marrë sepse duhen marrë me ligj dhe me rregulla. Klienti im ka kërkuar që të njihet me aktet, sepse as unë nuk jam njohur, e vetmja kërkesë është që ne t’i marrim me inventar, sepse nuk mund t’i marrim në atë mënyrë. Prokuroria ka detyrim që të bëj një inventar dhe t’i marrë aktet ashtu siç duhet, jo me numra fashikujsh.

Gjykata: Aktet ndodhen ne IEVP Durrës

Plarent Ndreca: Orientoni prokurorin apo OPGJ që të bëjmë një inventar të akteve në praninë time dhe të klientit tim, jo në atë mënyrë siç janë dhënë.

Prokurori Ols Dado: Dua ta nis nga shprehja e avokatit që tha janë dhënë aktet “Opshe” nuk ka një situatë të tillë. OPGJ kanë shkuar në IEVP Durrës, ata kanë kontaktuar me Erion Veliaj, që në momentet e para ka shfaqur sjelle kundërshtuese, me sjellje jo etike. Veliaj ka patur sjellje kundërshtuese dhe fyese gjatë dorëzimit të akteve. Oficeri thotë se ai ka fyer prokurorin Ols Dado atë ditë, duke thënë ‘ky prokuror ndër më të pasurit’. Oficeri më pas ka kontaktuar me drejtues të IEVP Durrës, oficerët kanë filluar t’i sqarojnë Veliajt se përse ndodhen aty, ai ka folur me fjale  fyese, ka akuzuar se më keni shkatërruar familjen. I është drejtuar hetuesit duke i thënë ‘ky pis më ka shkatërruar familjen, abortin e dy fëmijëve të mi nuk kam për të ua falur’. Ne mendojmë që Veliaj është vënë në dijeni për fashikujt që në korrik 2025 nga avokatët e megjithatë gjykata ka vendosur që t’ia japë dhe në burg. Tani na del që i pandehuri i kërkon me inventarizim.

Plarent Ndreca: Nuk i thuhet të pandehurit na merri ku i ke, ndaj thashë “Opshe”. Kanë shkuar pa njoftuar të pandehurit, pa njoftuar mbrojtësin e caktuar nga gjykata, dhe kanë shkuar në qeli. Prokurori duhet ta kuptojë që kur një njeri ka një vit në burg, patjetër do ketë emocione se kur përballet me këtë sjellje arrogante do ketë reagimin e tij. Gjykata ka marrë vendim ta njohë me aktet, por nëse njohja me aktet është thjesht t’ia lësh mbi tavolinë, jo ne i duam me inventarizim. Nëse ne duam të njihemi me aktet dhe për një mbrojtje efiçente, kemi të drejtën tonë kushtetuese të mbrohemi dhe qe ta bëjmë këtë, nuk duhet të ndodhë që të mbahen aktet dhe pastaj jepen pa procesverbal. Ne po kërkojmë gjënë më bazike, kërkojmë njohje me aktet në mënyrë efiçente

SPAK: Nuk ka akte “opshe”, mos improvizoni situata që nuk ekzistojnë

spot_img

Latest articles

Related articles